SPAK merr të pandehur Fatmir Bektashin për korrupsion, Veliaj i jep leje ndërtimi për 19 pallate

Prokuroria e Posaçme (SPAK), ka kërkuar nisjen e gjykimit në GJKKO dhe të biznesmenit Fatmir Bektashi, Administratorit të firmës “KONTAKT” akuza për të cilin është “korrupsion aktiv” dhe “pastrim parash”, të përfshirë në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Sipas SPAK-ut, Bektashi dyshohet se ka konsumuar veprën penale të, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal.

Të lidhura

None found

Gjithashtu, ndërtuesi Fatmir Bektashi, dyshohet se ka konsumuar edhe veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, pasi ka mundësuar nëpërmjet shoqërisë “Homeplan” sh.p.k.” realizimin e fshehjes së origjinës së vërtetë të përfitimeve monetare.

Teksa SPAK e merr te pandehur biznesmenin, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i jep këtij të fundit leje ndërtimi për 19 pallate.

Më konkretisht, në datën 25 korrik 2024, është miratuar leja e ndërtimit për kompleks godinash banimi 7, 8 dhe 9 kate.

Teksa SPAK e heton biznesmenin për “Korrupsion aktiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”, Veliaj e “qeras” edhe me 19 pallate të tjera.

Edhe pse pamjet e dizenjuara të pallateve që do të ndërtohen të japin idenë e një zone të gjelbëruar.

Në terren situata është ndryshe.

Rreth zonës nuk ka gjelbërim, po pallate në distancë të afërt me njëra-tjetrën.

Mushkëritë e Tiranës sa vijnë e zvogëlohen, pasi zonat e pakta me gjelbërim , tashmë po betonizohen./Oranews