SPAK mbyll hetimet për koncesionin e sterilizimit, akuza që rëndon ndaj të pandehurve

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion ka mbyllur hetimet për dosjen ‘Sterilzimi’. Pritet t’i komunikohen akuzat të pandehurve, përfshirë ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe 8 personave të tjerë.

Sot kryehen procedurat, ku SPAK i komunikon akuzën ish-zëvëndësministrit të Shëndetësisë Klodjan Rjepaj, biznesmenit Ilir Rrapaj, Saimir Kadiut, Marsela Serjanajt, Arben Gjatës, Naile Ajazit, Genc Byrazerit dhe Petri Mersinit.

Më pas dosja i referohet GJKKO, e cila do vendosë nese do e kalojë atë për gjykim, do pushojë çështjen, apo nësë do ia rikthejë SPAK për plotësimesh.

Akuza e “shpërdorimit të detyrës” do i komunikohet të henen ish ministrit të shëndetësise Ilir Beqaj.

Ish-ministri ka deklaruar se ka kryer vetëm detyrën, por SPAK nga ana tjetër dyshon se ai me veprimet dhe mosveprimet e tij ka shpërdoruar detyrën.

Të pandehur për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 mln euro janë Ilir Rrapaj, Klodian Rjepaj, Genc Burazeri, Marsela Serjanaj, Arben Gjata, Naile Ajazi dhe Petro Mersini, si dhe Saimir Kadiu. Ish-ministri Ilir Beqaj ndodhet në akuzë për shperdorim detyre kryer në bashkëpunim.

Beqaj rezulton nën hetim edhe për dosjen e Check-Up si dhe për abuzimet që dyshohet se janë kryer në Agjencinë e drejtuar nga ai deri pak kohë më parë e që kane të bëjne me koordinimin e fondeve të vendeve të huaja. /albeu.com


Shtuar 15.03.2024 10:20