SPAK mbyll hetimet, dosja e ish-truprojave të Tahirit shkon për gjykim

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për 28 personat e arrestuar dhe proceduar në kuadër të operacionit të koduar “Shpirti”, që u finalizua falë një hetimi të përbashkët antidrogë italo-shqiptar, rezultatet e të cilit u komunikuan nga SPAK gjatë në atë kohë në një konference të përbashkët për shtyp me autoritetet e Prokurorisë italiane më 2 korrik.

Për këtë dosje të pandehur u morën të pandehur edhe prokurori i Vlorës Maksim Sota, të cilin SPAK e mori të pandehur për shpërdorim detyre ish-shefi i antitrafiqeve, Ilirjan Balla si dhe dy ish-badigardët e ish-ministrit Sajmir Tahiri, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani. Për këto dy të fundit rëndon akuza e trafikut të drogës.

Si u zhvillua operacioni “Shpirti”?

Ka qenë dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë që kanë pranuar të bashkëpunojnë me prokurorinë duke rrëfyer për trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë. Ata kanë dhënë informacione për 3 vite, pas të cilave SPAK, në bashkëpunim me Antimafian italiane, Eurojust dhe DIA, kanë arritur të dokumentojnë aktivitetin kriminal të 4 grupeve që trafikonin drogë nga Shqipëria drejt Italisë dhe Spanjës.

Janë 38 urdhër-arreste të prera, 10 prej tyre të prera më herët në operacionin “Kulmi”. Në mesin e tyre, është prokurori i Vlorës, Maksim Sota, emri i të cilit u përmend nga një trafikant droge, me të cilin kishte jetuar në një shtëpi, si dhe zyrtarë policie e trafikantë.

Emri i Duçkollarit gjithashtu ka dalë nga dëshmia e njërit prej personave të arrestuar në Bari të Italisë, i cili vendosi të bashkëpunojë dhe tregojë të gjithë aktivitetin kriminal mbi trafikun e drogës që ai kryente në kuadër të organizatës që drejtohej nga familja e Ilirjan Duçkollarit.

 


Shtuar 15.12.2021 11:30