Këshilli i Mandateve ka nisur prej orës 16:00 mbledhjen ku po diskuton për heqjen e imunitetit për ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj, i cili akuzohet nga SPAK për 3 vepra penale.
AlbEu.com, ka zbardhur kërkesn me 12 faqe të SPAK drejtuar Kuvendit të Shqipërisë ku i këkron t’i hapë rrugë procedurave për arrestimin e tij.
Konkretisht ish-zv.kryeministri Ahmetaj akuzohet për korrupsion pasiv, fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë di dhe pastrim parash.
Akuzat e SPAK për Ahmetajn:
-“Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi
tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, vetëm dhe në bashkëpunim, në formën e deklarimit të rremë, dhe në formën e fshehjes, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i ytë nen 25 K Penal,
-“Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” parashikuar nga neni 260 i K.Penal, 6 (gjashtë) herë;
-“Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në bashkëpunim, më shumë se një herëp parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i K.Penal;