Gazetari i Ora News Elton Qyno që mbulon sektorin e kronikës është mbajtur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për disa orë.
Ai u mbajt brenda SPAK, me kërkesë të prokurorit Behar Dibra, lidhur me pretendimin për nxjerrje të akteve hetimore.
Ndaj tij është bërë presion duke i kërkuar emrin e personit që i ka vënë në dispozicion materialin, në shkelje të të drejtës së gazetarit përcaktuar në Kodin e Procedurës Penale sa i përket ruajtjes së burimit të informacioni.
Gjyqtarja e GJKKO-së Atalanta Zeqiri që ka dhënë vendim që Qynos t’i kontrollohet banesa, zyra te Ora News si dhe telefoni personal.
Sipas vendimit, Qyno ka nxjerr informacione që as SPAK nuk i ka dhe dyshohet se po i përdor ato për shantazh në favor të grupeve kriminale.
Ndërkohë që për mbajtjen në ambientet e tyre për disa orë rresht, vetë gazetari Qyno deklaron se prokurorët i kanë bërë presione nga të gjitha format për të treguar burimet i informacionit.