SPAK kërkoi dosjen e plotë të tenderit për pajisjet elektronike, KQZ dorëzon dokumentet në Prokurorinë e Posaçme

KQZ ka dorëzuar në SPAK dokumentet e plota që Prokuroria e Posaçme kërkoi dy ditë më parë, në lidhje me tenderin për pajisjet elektronike të votimit dhe numërimit.

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për nevojë të hetimeve që po zhvillohen kërkon nga ana juaj dokumentacionin e plotë të praktikës së procedurës së prokurimit me nr.”REF-83073-12-23-2020 me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për identifikimin elektronik të votuesve dhe verifikimin e tyre paszgjedhor dhe të praktikës së procedurës të prokurimit me nr. “REF-89113-03-04-2021*, me objekt “Sisteme/pajisje të teknologjisë së informacionit për votimin dhe numërimin e votave”, shkruhet në kërkesën e SPAK.


Shtuar 22.08.2024 15:27

Tags: , ,