SPAK kërkoi arrestimin e ish-zv.kryeministres/ Çështja ‘Balluku’ në raportin e PE për Shqipërinë: Imuniteti duhet trajtohet strikt, pa ndërhyrje politike dhe pa vonesa të pajustifikuara!

Në raportin për Shqipërinë për vitin 2025, të miratuar nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian ngrihet dhe çështja që lidhet me imunitetin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Raporti që u miratua me 58 vota pro, 7 kundër dhe 7 abstenim, nënvizon faktin se si çështja e imunitetit duhet trajtohet strikt në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe procedurat ligjore të përcaktuara, pa ndërhyrje politike dhe pa vonesa të pajustifikuara.

Të lidhura

None found

“6 a. Kujton se imuniteti parlamentar është pjesë e kuadrit kushtetues të projektuar për të garantuar funksionimin e duhur të institucioneve demokratike; thekson se çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret strikt në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe procedurat ligjore të përcaktuara, pa ndërhyrje politike dhe pa vonesa të pajustifikuara; (AM 96, 104 EPP, i ngjashëm me AM 119 ECR)”, sqarohet konkretisht në raportin e PE-së.

Kujtojmë se SPAK kërkoi heqjen e imunitetit të Ballukut për t’i hapur rrugë arrestimit të saj, ndërkohë që mazhoranca me forcën e kartonave e rrezoi kërkesën e paraqitur në Kuvend.


Shtuar 5.05.2026 14:41