Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka refuzuar të konfirmojë nëse armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit mbetet ende në fuqi, pas raportimeve për shkëmbim zjarri nga të dyja palët në Ngushticën e Hormuzit.
Gjatë një interviste në emisionin The Hugh Hewitt Show, Trump u pyet drejtpërdrejt nëse pezullimi i armiqësive kishte përfunduar dhe nëse priteshin sulme të reja. Ai shmangu një përgjigje të qartë, duke deklaruar: “Nuk mund t’ju them këtë.”
Të lidhura
None found
Presidenti shtoi më tej se, dhënia e një përgjigjeje të drejtpërdrejtë mund të interpretohej si mungesë e maturisë politike, duke thënë: “Nëse do t’i përgjigjesha kësaj pyetjeje, ju do të thoshit se ky njeri nuk është mjaftueshëm i zgjuar për të qenë president”.
Deklaratat e tij vijnë në një moment tensionesh të rritura në rajonin strategjik të Ngushticës së Hormuzit.
