Lindsay Lohan e konfirmon: Do të ketë një vazhdim të filmit “Freaky Friday”

Duhej të kalonin njëzet e një vjet që një vazhdim i filmit “Freaky Friday” të realizohej. E ftuar në emisionin SiriusXM të Andy Cohen, Lindsay Lohan konfirmoi se ka një vazhdim të filmit ikonik të vitit 2003 që po punohet megjithëse ajo refuzoi të hynte në detaje se kur do të dalë.

“Lindsay, ka zëra se një vazhdim i “Freaky Friday” me ty dhe Jamie Lee Curtis mund të jetë në punë. A ka ndonjë gjë që mund të na thoni për këtë?”-pyeti Andy Cohen.

“Po”, u përgjigj Lohan shkurt dhe qeshi. Nuk do ta them akoma se kur, nuk dua të tregoj shumë. Të dyja jemi të emocionuara.

Majin e kaluar, The Hollywood Reporter konfirmoi se filmi ishte zyrtarisht duke u zhvilluar dhe skenari është bërë tashmë, ku Curtis dhe Lohan pritet të kthehen në rolet e tyre si Anna dhe Tess Coleman, përkatësisht, pas 20 vitesh.

Në një intervistë të vitit 2023 me New York Times, Curtis zbuloi gjithashtu se ajo bëri një telefonatë në Disney menjëherë pasi ajo përfundoi turneun e saj për shtyp për Halloween Ends, gjatë së cilës ajo u pyet vazhdimisht për mundësinë e një vazhdimi të së “Freaky Friday”.

Freaky Friday, i publikuar në vitin 2003, ishte i bazuar në romanin e Mary Rodgers të vitit 1972 me të njëjtin emër dhe ishte përshtatur tashmë dy herë përpara se Curtis dhe Lohan të luanin në rolet e dyshes nënë-bijë.

Në përshtatjen e vitit 1976 luante Barbara Harris dhe Jodie Foster, ndërsa në versionin e vitit 1995 luante Shelley Long dhe Gaby Hoffman.


Shtuar 5.03.2024 14:05