SPAK i përgjigjet Metës: Asnjë prej ministrave të rinj nuk është nën hetim

Pas Prokurorisë së Përgjithshme, edhe SPAK i ka kthyer përgjigje presidenit Ilir Meta, i cili ka kërkuar informacion për ministrat e rinj të qeverisë Rama 3.

Në përgjigje, SPAK thotë se asnjë nga emrat e paraqitur nuk është person nën hetim.

“Asnjë prej emrave të paraqitur nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme,” thuhet në përgjigjen e SPAK./albeu.com


Shtuar 14.09.2021 09:33