E ardhmja e Ter Stegenit në ajër, pengesa personale rrezikon kalimin te Ajax

Kalimi i mundshëm i Marc-Andre ter Stegenit te skuadra e Ajax Amsterdamit, i cili deri pak kohë më parë konsiderohej i sigurt, tani po shoqërohet me dyshime të forta.

Të lidhura

None found

Sipas një raportimi të gazetës holandeze De Telegraaf, klubi amsterdamas kishte gjetur gjuhën e përbashkët si me Barcelonën, ashtu edhe me gardianin gjerman për një huazim sezonal, por ecja e operacionit është frenuar dukshëm për shkak të disa çështjeve të ndërlikuara vetjake që lidhen me futbollistin.

Deri pak ditë më parë, sinjalet ishin të gjitha pozitive për një vijimësi të karrierës së tij në kampionatin holandez. Marrëveshja mes tri palëve dukej e mbyllur dhe formalizimi i saj pritej të ishte thjesht çështje ore.

Mirëpo, zhvillimet e papritura kanë ndërlikuar peizazhin. Artikulli nënvizon se situata ka marrë përmasa më të ndërlikuara nga sa mendohej në fillim, dhe vështirësitë janë aq të mëdha, sa që lëvizja e 34-vjeçarit mund të dështojë krejtësisht.

Tani mbetet për t’u parë nëse ky transfer do të arrijë të finalizohet pas një periudhe vonese, apo do të braktiset përfundimisht.


matbetfixbetcasibomEsenyurt EscortmatbetjojobetJojobetJojobetjojobetJojobetcasibomHoliganbetcasibomJojobetjojobetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibomfixbetcasibom girişşanlıurfa haberBetpasİmajbetbetciobetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetjojobetjojobet giriş