SPAK godet “peshqit” e vegjël, nuk përmbahet Bushati: Nuk kanë b*le, prokurorët të heqin xhaketat dhe të largohen!

Para pak ditësh SPAK kërkoi masa sigurie ndaj tetë personave, që i konsideron si grup të strukturuar kriminal për inceneratorin e Tiranës.

Andi Bushati e ka quajtur këtë një farsë, duke deklaruar se SPAK po godet peshqit e vegjël dhe njerëz që janë përdorur dhe jo zyrtarë të lartë.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Bushati deklaroi se SPAK është “tredhur” dhe se prokurorët duhet të heqin xhaketat dhe të largohen pasi nuk e bëjnë dot punën.

“Paratë që këta, Zoto dhe Mërtiri, kanë shpenzuar për televizionet e Edi Ramës, kupton që këta ditëzinj janë sjellë si njerëz që nuk janë në pronë të tyre. Nuk njoh asnjë biznemen që është në pronë të vetë, ti japë miliona Topit, Klanit, Ifranit, Carlos. Kjo tregon që kanë qenë hajdutë të vegjël të inceneratorit, që kishte pronarë të tjerë. Edhe futja e këtyre në grupin kriminal të rradhës, është teatër.

Është teatër edhe kjo që ndodhi, a i dekonspiroi njeri aksionin? Ngrita pyetjen, e zëmë se nuk i kishin dekonspirua, e zëmë se të gjithë do të ishin në pranga, do të ishte prapë fllusk sapuni. Ç’janë këta në raport me vjedhjen e inceneratorit?

Çfarë tregon kjo? Kjo tregon që SPAK-u, është i tredhur. Kemi pasur herët disa tipa që shkonin dhe gjatë gjithë ditën binin në dashuri me Monica Bellucin, pastaj gjenin 5 mijë lekshin dhe shfryheshin te prostituta e lagjes. Pra ky është SPAK, me aureolë të madhe, por këta merren me prostitutën e lagjes, aq ju lë tredhja që u kanë bërë.

Nuk bie dakord me Tanin dhe Klodin, që pavarësisht kritikës, kanë një lloj shprese. Nuk ekziston më SPAK, e kanë tredhur.

Është më mirë Adriatik Llalla, që mund të ishte i tredhur por nuk i shërbente njërit kundër tjetrit. Këta janë shndërruar në masha të pushtetit të Edi Rama. Ne kemi patur drejtësi që nuk bënte gjë dhe drejtësinë e parë, Alush Dragoshin këta. SPAK është si ata të parit, që u shërbejnë si militantë partie urdhrave që marrin nga lart. Po të themi që këta po mbajnë shpresën gjallë… SPAK nuk është vetëm i tredhur por i kastruar fare, i kastruar…

Të heqin xhaketat dhe të thonë nuk e bëjmë dot këtë punë. Nuk ka prokurori të pavarur në diktaturë. Nuk kanë bole të hetojnë”, tha Bushati.


Shtuar 18.07.2024 22:26