SPAK dhe policia operacion kundër një grupi kriminal/ Arrestohen 12 persona në Shkodër (Emrat)

Këtë të mërkurë, në kuadër të operacionit të koduar “Oblika”,  Policia e Shtetit dhe SPAK, kanë zhvilluar një operacion kundër një grupi kriminal në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike.

Gjithashtu, janë ekzekutuar 12 masa sigurie, 10 në burg dhe dy arrest shtëpie.

“Arrest në burg”: Danjela Hasani, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Hekuran Myrtja, Samet Dahati, Izmir Dahati, Besar Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati dhe Arian Popa.

“Arrest në shtëpi”: Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni.

“Këta 12 shtetas akuzohen se të organizuar si grup i strukturuar, janë implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të cannabis sativës, në fshatra të ndryshme të Shkodrës, kryesisht në njësinë administrative Oblikë.

Gjatë hetimeve të kryera për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve, janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë cannabis”, thote policia.

Njoftimi:

Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për 2 vjet, në bashkëpunim me SPAK dhe me Prokurorinë e Shkodrës, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH dhe Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “OBLIKA”.

Ekzekutohen 12 masa sigurie: “Arrest në burg” për 10 shtetas dhe “Arrest në shtëpi” për 2 shtetas, të cilët akuzohen se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kultivuar dhe prodhuar cannabis sativa, në disa fshatra të Shkodrës.

Gjatë periudhës hetimore, grupit i janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe i janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi.

Në kuadër të një hetimi të iniciuar në vitin 2022, në Prokurorinë e Shkodrës dhe të ndjekur proaktivisht nga SPAK, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, finalizoi operacionin policor të koduar “OBLIKA”. Gjatë operacionit u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga SPAK, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, për shtetasit:

A. U., 50 vjeç, banues në Shkodër;

A. T., 30 vjeç, banues në Koplik;

H. M., 45 vjeç, banues në Shkodër;

S. D., 36 vjeç, banues në Shkodër;

I. D., 28 vjeç, banes në Shkodër,

B. L., 23 vjeç, banues në Shkodër;

E. S., 22 vjeç, banues në Shkodër;

A. D., 23 vjeç, banues në Shkodër;

A. P., 23 vjeç, banues në Shkodër;

D. H., 44 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu, u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga SPAK, për të njëjtat vepra penale, për shtetasit P. Gj., 50 vjeç dhe R. Gj., 50 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Këta 12 shtetas akuzohen se të organizuar si grup i strukturuar, janë implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të cannabis sativës, në fshatra të ndryshme të Shkodrës, kryesisht në njësinë administrative Oblikë.

Gjatë hetimeve të kryera për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve, janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi.

Materialet procedurale i kaluan SPAK, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 17.07.2024 11:26