Space X: Era e fortë pengon kthimin e astronautëve në Tokë

Era e fortë në brigjet e Floridës bëri që SpaceX të shtyjë kthimin e katër astronautëve që kanë qenë në orbitë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës që nga pranvera.

Astronautët duhej të largoheshin nga stacioni hapësinor të dielën, duke mbërritur në Tokës të hënën pasdite, por është shtyrë për të mërkurën mbrëma si pasojë e motit.

Lajmi i mirë për astronautët amerikanë, francezë dhe japonezë është se udhëtimi i tyre parashikohet të zgjasë 8 orë, në vend të një 20 të planifikuar më parë.

Kjo do të thotë se ata do të duhet të shpenzojnë shumë më pak kohë duke veshur dhe përdorur pelena, sepse tualeti në kapsulën e tyre SpaceX është i prishur.

Kapsulat SpaceX janë të certifikuara për një maksimum 210 ditë në orbitë. Ai atje lart tani po i afrohet 200 ditëve./albeu.com


Shtuar 7.11.2021 21:36