Sot seancë plenare, projektligji për studentët e mjekësisë dhe kanabisin mjekësor në rend dite

Ditën e sotme, në orën 10:00 ka seancë plenare. Ndër të tjera, në rend dite është projektligji për studentët e mjekësisë, i cili nëse miratohet hap rrugën që ata të shërbejnë 5 vite me detyrim në Shqipëri, më pas të pajisen me diploma.

Gjithashtu në rend dite është projektligji për kanabisin mjekësor, i cili ka kaluar në komisione nen për nen dhe sot pritet të miratohet.

Në seancën e sotme do të ketë raportime vjetore nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Agjencia e Mbikëqyrjes Financiare dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit.

Rendi i ditës:


Shtuar 20.07.2023 07:36