Sot në orën 20:00, Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar se pranë të gjitha komisariateve të policisë në të gjithë vendin do të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore nën moton “Stop vrasjes në komisariate”.
Protestat vijnë pas vdekjes së 31-vjeçarit Ilvi Meta në komisariatin e policisë së Kavajës, ku policia thotë se është vetëvarur me lidhësen e kapuçit të xhupi, ndërsa familja e tij thotë se ka vdekur nga dhuna e policëve
“Ne orën 20.00 pranë të gjitha komisariateve të policisë në të gjithë vendin do të ndizen qirinj në një protestë të heshtur paqësore nën moton “Stop vrasjes në komisariate”.
Në Tiranë qirinjtë do të ndizen tek Kryeministria, po në orën 20.00.
Ftojme mediat në Tiranë dhe në rrethe të ndjekin këtë protestë të heshtur”, njofton Komisioni i Rithemelimit./albeu.com