Ashtu si çdo ditë në orën 19:00, mijëra qytetarë mblidhen sheshin “Skënderbej” më më pas marshojnë drejt kryeministrisë, për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Rama.
Në ditën e 24 të protestës, kërkesa kryesore e qytetarëve është vetëm një, dorëheqja e panegociueshme e kryeministrit.
Të lidhura
None found
Revolta ka tejkaluar tashmë kauzën fillestare dhe është shndërruar në një lëvizje më të gjerë kundër korrupsionit, keqqeverisjes, mungesës së llogaridhënies dhe largimit masiv të të rinjve nga vendi.
Pjesëmarrja e diasporës është një tregues se pakënaqësia ndaj qeverisë nuk kufizohet vetëm brenda territorit të Shqipërisë.
