Sot nis regjistrimi i popullsisë në Kosovë

Ditën e sotme, nis procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë. Procesit do të zgjasë deri më 17 maj.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka bërë të ditur se sot nis procesi i regjistrimit të popullsisë në vend, proces ky që do të zgjasë deri më 17 maj.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se pjesëmarrja në regjistrim kërkohet me ligj, teksa në rast refuzimi mund të penalizohen në shumën nga 30 euro-2000 euro për person.

Agjencia e Statistikave të Kosovës, ka bërë të ditur se sot nis procesi i regjistrimit të popullsisë në vend, proces ky që do të zgjasë deri më 17 maj.

Në njoftimin për media, bëhet e ditur se pjesëmarrja në regjistrim kërkohet me ligj, teksa në rast refuzimi mund të penalizohen në shumën nga 30 euro -2.000 euro për person.

Kësaj radhe regjistrimi do t’i nënshtrohet edhe diaspora. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, informacioni i mbledhur gjatë regjistrimit të popullsisë do të shërbejë si bazë për vendimmarrje kritike, që prek çdo aspekt të jetës, nga kujdesi shëndetësor, arsimi, zhvillimi i infrastrukturës e deri te ndarja e burimeve dhe planifikimi i politikave, shkruajnë mediet e Kosovës.

Nga data 5 prill deri më 10 prill 2024, punonjësit (regjistruesit) e regjistrimit do t’i vizitojnë zonat tuaja të banimit dhe banesat/shtëpitë më shumë për t’i shpërndarë materialet si: fletëpalosjen, letrën informuese dhe për t’u njoftuar me Zonën Regjistruese. Gjatë kësaj periudhe mund të zhvillohet ndonjë intervistë me ndonjë ekonomi familjare.

Nga data 10 prill 2024, do të fillojë regjistrimi i përgjithshëm.

Intervista duhet të zhvillohet në objektin e banimit të ose në afërsi të banesës/shtëpisë së respodentit (qytetarit).

Intervista mund të zhvillohet në: banesë/shtëpi, hyrje, korridor, në një lokal afër banesës/shtëpisë, nëse ka një kopsht, terasë, ballkon ose vende të ngjashme.

Varësisht prej numrit të anëtarëve të ekonomisë familjare, moshës dhe gjinisë, pritjet janë që intervista në një ekonomi familjare me 4 anëtarë të zgjasë rreth 30 minuta.

Ndërkaq, të dhënat rekomandohet të merren nga secili anëtarë i moshës madhore (mbi 16 vjet) nëse ata/ato janë të pranishëm gjatë intervistës. Në raste të tjera, një anëtar i ekonomisë familjare mund t’i jep të dhënat.


Shtuar më 5.04.2024 09:18

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş