Sot në protestë, çfarë paralajmëroi ditën e djeshme Sali Berisha

Ditën e sotme mbahet protesta e shumëpritur nga opozita, një protestë e cila është paralajmëruar për të disatën herë nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe nga një pjesë e deputetëve mbështetës së saj.

Ndërkohë ditën e djeshme kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë një konferencë për shtyp është shprehur se qytetarët mezi po presin protestën e opozitës ditën e sotme duke theksuar dhe njëherë arsyet e kësaj kryengritje.

“Zemërimi i qytetarëve po kulmon, po rritet çdo orë dhe me padurimin më të madh po presin protestën e nesërme në orën 4 si një nga dënimet të plotë të popullit opozitar, si një dëshmi përfundimtare e vendimit të këtij populli për të mos pranuar kurrë më armikun e egër të votës së tyre të lirë të sillet siç është sjellë me ta, për të mos pranuar kurrë më një kryehajdut të të gjitha kohërave për t’i vjedhur e mjeruar ata, për të mos pranuar kurrë më tej një armik të qenies së tyre që po i përzë, po i dëbon çdo ditë nga Shqipëria”, tha Berisha. Shqiptarët e shohin se çfarë fjalori të ulët prej halabaku ordiner përdor ky njeri për opozitën. I mbrujtur me edukatën e babait dhe dajos xhelat, ky ka për kundërshtarin psikologjinë e xhelatit. Të gjitha këto janë temat e protestës”.

Edhe pse i ka ftuar të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen ai ndalon që të marrë pjesë në protestë edhe ish-kreun E PD-së, Lulzim Bashën.

“Të gjithë mund të vijnë përveç Lulzim Bashës i cili duhet të sqarojë akuzën e tmerrshme që ka dhe nuk ka dhënë asnjë fakt e provë për ato akuza konkrete që ekzistojnë aty”, shprehet Berisha.

Ai e ka mbaruar fjalimin e tij duke i bërë një thirrje policisë “Mos I revoltoni protestuesit”.

“Mesazhi im është mos revoltoni protestuesit, kaq është. Ata vijnë në të drejtat e tyre kushtetuese. Vijnë të provokuar në shkallën më të lartë nga një njeri që po ua dëbon fëmijët dhe njerëzit nga shtëpitë e tyre, po i vjedh dhe plaçkit çdo ditë. Kaq është mesazhi im. Asgjë s’mund të zvogëlojë dimensionet e protestës që do jetë nesër”, tha kreu i PD-së.

Ndërkohë policia e shtetit ka nxjerrë një njoftim ku informohen qytetarët mbi rrugët të cilat do të bllokohen pas orës 15:00.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.

Kujtojmë se Berisha ka njoftuar një valë protestash të cilat mesa duket nisin ditën e sotme.

Ndonëse përball kryeministrisë do të zhvillohet protesta, kryeministri i vendit Edi Rama nuk do të jetë në Shqipëri për shkak të angazhimeve të tij politike në Francë./albeu.com


Shtuar 12.11.2022 11:10