Maratonë zgjedhjesh edhe në pritje të binjakeve, vajzat e Instagramit vlerësojnë Eni Vasilin (FOTO LAJM)

Në mbështetje të Eni Vasilit, Bora dhe Sara shprehin publikisht atë që mendojmë të gjithë.

Eni Vasili ka qenë prej 2 ditësh në transmetim maratonë, live, me panele të ftuarish politik për të ndjekur situatën me zgjedhjet për qeverinë e re në vendin tonë.

E ndërsa të gjithë e dimë që gazetarja është në pritje të dy bebushave, madje pranë fundit të shtatzënisë, po pyesim veten si po ja del?

Të njëjtën gjë ka menduar edhe Bora Zemani dhe Sara Karaj, të cilat i kanë dedikuar një hapësirë në profilin e tyre Enit.

Ndërsa bloggerja Sara Karaj tregon sa shumë e respekton dhe admiron Enin për profesionalizmin e treguar sidomos në situatën që gjendet. “Unë do isha shtrirë në tavolinë që pas orës së parë. Jo me dy bebe, por me një”, e mbyll shkrimin Sara me shaka.