Mblidhet KAS: Nis shqyrtimi i ankimimeve për zgjedhjet e 25 Prillit

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) do të mblidhet sot shqyrtojë kërkesën e PD-LSI për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

PD ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve për 9 qarqe dhe ka kërkuar sërish zgjedhje në këto qarqe, duke ngritur pretendime se PS-ja ka blerë votat përmes bandave kriminale, dhënies së parave për tërmetin dhe dhënies së lejeve të legalizimeve.

Edhe LSI ka ankimuar rezultatin e 25 prillit në disa qarqe, me argumentin se vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për ta karantinuar për 14 ditë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ka pasur për qëllim të godasë politikisht LSI-në./albeu.com


Shtuar 14.05.2021 09:01

Tags: , , ,