Ditën e sotme në orën 10:00 do të mbahet seanca e sotme në Kuvendin e Shqipërisë.
Gjatë kësaj seance do të bëhet edhe një interpelancë të kryeministrit Rama me deputetit Vangjel Dule.
Interpelanca është kërkuar nga deputeti Dule dhe lidhet pikërisht me çështjen e minoriteteve në Shqipëri, e veçanërisht atë grek.
Një projektligj që pritet të miratohet sot është edhe ai mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe për ekstradimin e personave të dënuar.
Ndërkohë që pjesë e diskutimeve pritet të jetë dhe aktualiteti politik, veçanërisht aksioni i SPAK që çoi në pranga ish-ministrin e mjedisit për dosjen e inceneratorëve. /albeu.com/