Sot Kuvend, deputetët marrin pushimet pas “rrëzimit” të Metës

E hëna do të jetë dita e fundit e punës e 2021-shit për deputetët.

Kuvendi do të zhvillojë seancën përmbyllëse, kur në axhendë do të jenë si elementë kryesorë 4 dekrete të Presidentit Meta.

Mazhoranca socialiste ka vendosur t’i rrëzojë aktet e presidentit, duke mos përmirësuar asnjë ligj sipas kritikave të kreut të shtetit.

Kështu, PS do të votojë sic ishte ligjin për bashkëqeverisjen, si një mekanizëm komunikimi të qytetarëve me qeverinë, pavarësisht se Presidenca thotë se ky ligj është abuziv.

Po ashtu, shumica do të votojë po ashtu kundër tre dekreteve të Metës që lidhen me buxhetin e shtetit 2021.

Vërejtjet e Ilir Metës se buxheti nuk parashikon mbështetje për qytetarët e pamundur, si dhe paketa fiskale ka probleme me barazinë dhe vendos taksa të pandershme, nuk janë dëgjuar nga socialistët.

Me kartonët e kuqë ndaj presidentit, deputetët do të marrin pushimet, për t’u rikthyer në punë në 17 janar./ Abcnews.al


Shtuar 20.12.2021 08:47