Këtë të hënë, Gjykata e apelit të posaçëm do të shpallë vendimin për ish-kryetarin e Bashkisë së Kukësit, Safet Gjicin.
Seanca e cila do të mbahet në orën 14:00, nuk do të jetë i pranishëm ish-kryetari, për shkak se ai ndodhet në një spital privat në Tiranë.
Ende nuk dihet se çfare komplikacionesh ka pasur, por sipas burimeve shtrimi i tij besohet të jetë bërë këto ditët e fundit.
Prokuroria nuk heq dorë nga dënimi i tij më 4.6 vite burg, për korrupsion pasiv ku këtë gje e ka kërkuar edhe në apel.
Ndërkohë, shkalla e parë e ka dënuar me 2 vite burg për shpërdorim detyre.
Ndërsa bashkë e pandehura tjetër në proces Alma Kaçi u dënua 1 vit burg.