Sot diskutohet marrëveshja e rëndësishme! Basha mbledh me urgjencë demokratët para Kuvendit  

Demokrati Lulzim Basha do të mbledhë grupin parlamentar të PD ditën e sotme. Mbledhja në selinë blu do të nisë, në orën 09:30, gjysmë orë para nisjes së seancës plenare të Kuvendit të Shqipëris.ë

Ende nuk dihet se çfarë do të diskutojë kryedemokrati Basha me deputetët në selinë blu, por pritet që mes tyre të jenë dhe ndryshimet në marrëveshjen e kompanisë së prodhimit të vaksinve, Pfizer dhe qeverisë shqiptare.

Këto ndryshime janë pjesë e rendit të ditës në seancën e sotme të Kuvendit dhe pritet të votohen. Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që Basha të ketë në plan dhënien e porosive për debatet në Kuvend.

KUVENDI: 

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në një seancë plenare në orën 10:00. Në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë është publikuar edhe rendi i ditës ku shihet se rëndësi gjatë seancës së sotme do të ketë votimi i ndryshimeve në marrëveshjen mes kompanisë së prodhimit të vaksinave anti-Covid, Pfizer dhe qeverisë shqiptare.

“Akt Normativ nr. 29, datë 13.9.2021 “Për miratimin e tekstit të disa ndryshimeve në marrëveshjen për prodhimin dhe furnizimin nga dhe ndërmjet PFIZER EXPORT B.V. dhe ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, ministrit të shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, miratuar me aktin normativ nr. 3 datë 18.1.2021,”- shkruhet në njoftimin e Kuvendit. /albeu.com/

 


Shtuar 7.10.2021 09:12