Sot përkujtohet 33 vjetori i rrëzimit të shtatores të ish-diktatorit Enver Hoxha.
Më 20 Shkurt të vitit 1991, mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit, kishte lejuar pluralizmin politik.
Kjo ishte nga ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale, të regjimit komunist në Shqipëri.
Rrëzimi i bustit të diktatorit, u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij.
Momenti kur statuja e Enver Hoxhës, u rrëzua atë ditë të ftohtë Shkurti me dhunë, por edhe që u tërhoq zvarrë njihet si akti simbolik i rrëzimit të diktaturës.
Kësisoj 20 Shkurti, është caktuar si Dita e Kujtesës Kombëtare, për martirët dhe viktimat e regjimit komunist.
Kjo shënoi edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.
Pamjet e atij momenti në sheshin “Skënderbej”, bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare.