Sot 19 viktima nga Covid, bilanci i 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 3996 teste të kryera 1348 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ndërkohë, nga Instituti i Shëndetit Publik gjithashtu njoftojnë për 1247 pacientë të shëruar dhe 19 pacientë të cilët kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës./albeu.com

 


Shtuar 11.02.2022 15:37