19 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 3 prej tyre në moshë të re

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 19 viktima nga Covid-19, dhe sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 3 prej tyre janë të moshës  33, 34 dhe 36 vjeç.

Gjithashtu bëhet e ditur se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar dhe 554 raste pozitive nga 4.072 testime të kryera./albeu.com


Shtuar 21.09.2021 22:07