Sot 100-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Yuri Kim na njeh me logon e përbashkët: Gjithmonë krah për krah

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, përmes një postimi në Facebook, ka dhënë një mesazh në 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – SHBA.

Kim na ka njohur me logon që do përdoret nga dy vendet si dhe slogani që është “Gjithmonë krah për krah.

“Ky vit shënon një gur kilometrik të veçantë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Dhe përgjatë gjithë vitit 2022, ambasada e SHBA do të përkujtojë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona të mrekullueshme. Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju sot logon që SHBA dhe Shqipëria do të përdorin për këtë gur kilometrik të rëndësishëm”, shprehet Kim./albeu.com


Shtuar 3.02.2022 15:46