Sot 100-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, Kim dhe Meta trokasin gotat

Në përkujtimin e 246-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasada Amerikane ka përkujtuar edhe 100 vjetorin e marrëdhenieve SHBA-Shqipëri. Në ceremoninë e zhvilluar ka qenë i pranishëm dhe presidenti Ilir Meta ku në një moment shihet duke trokitur gotat me ambasadoren Yuri Kim.

“Teksa mendojmë për 100-vjetorin e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri këtë vit dhe 30-vjetorin e përfundimit të komunizmit, le t’i kujtojmë njëri-tjetrit rolin dhe përgjegjësinë solemne që të gjithë ne këtu kemi për të çmuar, ruajtur, mbrojtur, forcuar, dhe bashkëndarë demokracinë – demokracinë për të cilën secili nga popujt tanë – amerikanë dhe shqiptarë – kanë luftuar aq shumë. Unë shpresoj se do të vazhdojmë t’a nxisim njëri tjetrin për ta kapur historinë, për ta jetuar dhe për t’i dhënë formë historisë sonë në mënyrën veprore – në Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëri. Gëzuar! Edhe një qind”! Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Yuri Kim në festimin e Ditës së 246-të të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara dhe 100 vjetorin e marrëdhënieve midis SHBA dhe Shqipërisë”, ka shkruar ambasada amerikane në një postim .

https://www.facebook.com/usembassytirana/posts/402086278613202