U zu poshtë nga shkëmbi në Malin e Tomorrit, ndërron jetë 47-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrethin e Skraparit ku një shtetas ka ndërruar jetë pasi është goditur nga gurët dekorativë që ai po nxirrte nga mali i Tomorrit.

Mesditën e sotme në malin e Tomorit në vendin e quajtur “Dëvri” ku ndodhen karrierat e pllakave të gurit dekorativ ka humbur jetën Alket Zeqo, banues në bashkinë e Çorovodës.

Zeqo mësohet se ishte punëtor në një nga firmat e gurit dekorativ që ushtrojnë aktivitetin e tyre në rrethin e Skraparit.

Ai ishte duke punuar kur një masiv shkëmbi ka rënë dhe e zënë poshtë teksa punonte.

Deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në lidhje me ngjarjen e rëndë dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.   /albeu.com/

 

 


Shtuar 2.04.2021 15:19