Ka mbetur më pak se një muaj nga zgjedhjet e 25 Prillit ndërkohë fushata vazhdon ethshëm edhe gjatë pandemisë së COVID-19.
Abcnews.al ka hapur një sondazh ku deri më tani kanë marrë pjesë 105000 njerëz, të cilët kanë shprehur votën e tyre.
Si është rezultati në 24 orët e para në qarqet më të nxehta?
Elbasani është një nga fushëbetejat, ku deri tani janë shënuar dy përplasje, ndërsa sa më shumë afrohet dita e votimit aq më shumë nxehet gara.
Nga votat e deritanishme në këtë qark, që ka 14 mandate kryeson Partia Socialiste me 41.52%.
Koalicioni opozitar i udhëhequr nga PD renditet në vendin e dytë me 35.61 %, LSI me 8.9%, ndërsa më pas vjen Bindja Demokratike me 6.23%.
Ndalur te përzgjedhja e kandidatëve për secilën parti, në listën e PS-së i preferuari me më shumë vota është Taulant Balla, te PD është i rikthyeri Dashnor Sula, ndërsa te LSI-ja, liderja e partisë Monika Kryemadhi.