SONDAZHI/ Nga Braçe te Ruçi, si u ndanë votat në listën e socialistëve në Fier

Edhe Fieri i shtohet listës së qyteteve që nuk do të të ketë një përballje të lehtë në zgjedhjet e 25 prillit.

Listën e Partisë Socialiste në Fier e kryeson zv.kryeministri Erion Braçe, i cili është shprehur se ky vendim për të ka qenë një përgjegjësi shumë e madhe.

Në sondazhin e zhvilluar brenda 24 orëve në Abcnews.al, me një pjesëmarrje rekord të qytetarëve,  rezultatet kanë treguar se Braçe është ai që merr pjesën më të madhe të votave mes socialistëve, ndërsa ndiqet nga Adela Hysenaj, Antoneta Dhima dhe Gramoz Ruçi.

Braçe ka rrëmbyer 24.08%  të votave, Hysenaj 16.52 %, Dhima 14.56 % dhe Ruçi  10.54 %.

Ndërkohë PS ka rrëmbyer në Fier 47.77%, përballë koalicionit të PD që numëron 33.28% të votave. /albeu.com/

Qyteti i Fierit, rezultatet në listën e PS


Shtuar 31.03.2021 12:27

Tags: , ,