“Solla çizmet për ministren”, Korreshi vijon akuzat plot humor: Biznesmeni rruajti lekët e shalqirit

Deputeti i Partisë Demokratike për Lushnjen, Saimir Korreshi ka vijuar denoncimet e tij nga qyteti i Lushnjes që edhe përfaqëson në Kuvend.

Edhe këtë herë në Kuvend, ai ka nisur t’i ngrejë shqetësimet me humorn e tij “therës”.

Korreshi tha ndër të tjera se banorët i kishin ofruar një palë çizme dhuratë për ministren e Bujqësisë, por garda nuk ia lejoi t’i fuste në sallë.

“Kisha edhe një shqetësim tjetër me bujqësinë. Disa fermerë më kanë ngritur disa probleme. Më kishin bërë dhuratë për ministren një palë çizme, por garda s’më lejoi. Në rast se të bie rruga ka dy probleme, e gjithë zona aty kanë të njëjtin problem, në vlerësimin e situatës për domaten “ozgan f1”. Sipas ministrisë ka defekte në teknologji keni thënë, ky konkluzion nuk qëndron. Në të njëjtën serë janë mbjellë dy hibride dhe vetëm ozgan f1 nuk ka prodhim. Hormoni deformon frutin, por jo të mos japë prodhim. E mira është të verifikohej fara” tha ai.

Më tej, Korreshi u ndal tek një biznesmen, që sipas tij ka mashtruar qytetarët e Lushnjes për shitjen e shalqirit.

“Rasti tjetër me një skemë piramidë të një sipërmarrësi, i cili ka gënjyer të gjithë feremerët. Ka marrë një fond nga ministria për të bërë një magazinë për grumbullimin e perimeve. Në dijeninë time siç thonë fermerët nuk nuk është realizuar, por lekët janë rruajtur, si gjithmonë. Tani, ky zotëria farën ua serviriri, lekët i mori, u lidh edhe kontratat pa noter se shalqirin do ua merrte. Bëri dhe panair shalqiri në Lushnje, në fund opinga se i gjithë ngeli në arë. Ministrja është e mirë të vijë,” -u shpreh Korreshi

Një këshillë, deputeti demokrat i dha OSHEE-së: “Kam edhe diçka në lidhje me OSHEE, unë mendoj se ju të shpërndnai batanije për dimër. Shqiptarët s’kanë mundësi të ngrohen. Nuk ndez dot lavatriçen e dushin njëkohësisht”, përfundoi Korreshi./albeu.com/


Shtuar 28.10.2021 18:55