Socialistët me flamuj dhe makina festojnë në orët e vona në Tiranë (VIDEO)

Ndonëse ora policore ka hyrë në fuqi në rrugët e Tiranës vijojnë festimet e simpatizantëve të Partisë Socialiste për fitoren e mandatit të tretë në zgjedhjet e 25 prillit.

Makina të shumta me flamuj të PS dhe me borie vijojnë të kalojnë nëpër rrugët e kryeqytetit, duke shkelur në këtë mënyrë dhe një nga masat e vendosura kundër pandemisë së koronavirusit.

 


Shtuar 28.04.2021 00:58