“PD nuk është pronë e dikujt”, shtohen zërat që kërkojnë dorëheqjen e Bashës nga PD-ja

Pas humbjes së Partisë Demokratike në zgjedhjet parlamentare 2021, janë shtuar zërat që Lulzim Basha duhet të tërhiqet nga kreu i partisë. Një ndër zërat që ka bërë thirrje për largimin e Bashës nga drejtimi i PD, është edhe ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi.

Elezi në një reagim thotë se Basha ka shitur 10 beteja dhe se PD nuk është pronë e askujt.

Reagimi i plotë i Elezit:

Sot shtrohet ceshtja e shpetimit te PD nga shkaterrimi.

Nese dikujt i dhimbset Luli me shume se PD te dalin dhe te formojne nje parti tjeter.

Partia demokratike nuk eshte prone e dikujt.

Reagoni dhe mos te lejojme shkaterrimin e planifikuar te saj, jane qindra mijera ata qe kane kontribuar nga 91 qe e duan nje PD te fortedemokratike perballe nje pakice qe duan ta mbajne peng.

Ti kerkosh proces zgjedhor brebda PD nje humbesi te shumfishte per ta nxjerre PD nga kriza, eshte kerkese mininmale dhe e detyrueshme demokratike, nese dikush e refuzon thjeshte duhet detyruar ta pranoje.

10 Betejat e Shitura
Basha VS Rama
2015 braktisja reformes territorial
2015 humbja e zgjedhjeve lokale
2017 marrveshja e 17 majit
2017 listat personale dhe humbja e zgjedhjeve parlamentare
2018 protesten e Kukesit
2019 dorezimi i mandateve (braktisja e kauzes dhe protestave)
2019 dorezimi 60 bashkive
2020 braktisja e mbrojtjes Teatrit
2020 deshtimi i reformes zgjedhore
2021 humbja e dyte e zgjedhjeve parlamentare

Neser te PD, ora 11


Shtuar 28.04.2021 01:02