Braktisi LSI-në për Ramën, sa vota mori Nasip Naço në Berat?

Partia Socialiste ka siguruar 5 mandate në Qarkun e Beratit në krahasim me demokratët që kanë marrë vetëm 2 mandate.

Pas përfundimit të kutive të votimit në 277 qendra votimi, ka nisur tashmë dhe numërimi i votave të kandidatëve të secilës parti.

Nga të dhënat e KQZ-së, deri më tani në radhët e PS-së më i votuari rezulton Blendi Klosi, me 3 768 vota, ndjekur më pas nga Nasip Naço me 1 445 vota.

Fadil Nasufi ka marrë deri më tani 468 vota ndërsa pas tij për numër votash vjen Hatixhe Konomi. Deri më tani janë numëruar kutitë nga 58 qendra votimi.

 

 

Shtuar 27.04.2021 17:54