Skenari për zonën Champions: 4 ekipe në garë, Juve ia kalon Milanit me barazim pikësh

Ka vetëm një shans që Juventusi ta kalojë Milanin në klasifikim edhe nëse e mbyllin sezonin me pik të barabarta, ndonëse në ndeshjet direkte “Djalli” është në avantazh ndaj “Zonjës” (3-1 dhe 3-0).

Kleçka është nëse në fund e mbyllin të tria me pikë të barabarta (78): Juve, Milan dhe Atalanta.

Në këtë rast, Milani ia kalon Juves, Juvja ia kalon Atalantës dhe kjo e fundit ia kalon Milanit (sepse i bie ta kenë mundur në ndeshjen e fundit për të dalë të tria me 78 pikë),

Po çfarë ndodh në këtë rast? Kalohet nga pika e rregullores në duelet direkte te golavarazhi i përgjithshëm. Në këtë moment Atalanta e ka +51, Juvja +35, ndërsa Milani +31. Për t’u realizuar ky skenar, duhet që edhe Napoli t’i ketë fituar ndeshjet e mbetura dhe të arrijë në kuotën e 79 pikëve.

/panoramasport/

Shtuar 13.05.2021 07:05