Skenar për të shpëtuar apo vepër e Kremlinit? Pse nuk është ende e qartë nëse Prigozhin ka vdekur

Ende nuk ka asnjë konfirmim që Yevgeny Prigozhin është vrarë në një aksident ajror në Rusi – por nëse ka, nuk do të jetë surprizë për shumë njerëz.

Por nëse ai nuk ka vdekur, atëherë çfarë kuptimi ka media shtetërore ruse që raporton pretendime të tilla?

Analisti ushtarak Sean Bell thotë se kjo mund të jetë një dredhi për ta lënë shefin e Wagner-it të jetojë i qetë në mërgim.

“Ne prisnim rreth tre muaj që pluhuri të qetësohej përpara se Putini të merrej me problemin që është Prigozhin, por në fakt është dy muaj më vonë”, thotë ai.

“Kjo mund të ketë qenë një histori e projektuar që Prigozhin të largohet qetësisht dhe të jetojë në mërgim diku, nën një parukë dhe me një shkallë privatësie. Realiteti i ashpër është se shkrimi ka qenë në mur që kur Prigozhin nisi sulmin e tij ndaj Moskës disa muaj më parë”, shpegon analisti.

“Është e qartë se ishte një gabim gjykimi… dhe duket se ditët e tij ishin shënuar që nga ajo kohë. Nuk është çudi që ka pasur një largim publik për të”, shtoi ai.


Shtuar 23.08.2023 20:56