Deputeti demokrat, Dashnor Sula, i cili votoi kundër projekt-rezolutës së PS e cilësoi këtë një skenar orgurzi për të kontrolluar SPAK-un dhe GJKKO. Sipas tij, SPAK dhe institucioneve të drejtësisë po u vihen shkopinj nën rrota me këtë rezoluta.
Sula: Shpreh keqardhjen që në ditën e sotme ka miratuar një rezolutë duke i hapur rrugën një skenari ogurzi të pengimit të drejtësisë së pavarur, SPAK dhe GJKKO kjo është ngritja e një komisioni që do të bëjë të mundur t’i vini shkopinjtë nën rrota SPAK-ut dhe institucionet e drejtësisë së pavarur t’i mbani nën kontroll, ka depërtuar aq lart, sepse nën hetim nga SPAK janë figurat më të larta të kësaj maxhorance, kryetarë bashkie, ministra, deputetë dhe Veliaj që doni domosdoshmërisht ta mbroni, drejtuesin e Spak do ta dërgoni aty përpara, keni ngritur këtë komision të posaçëm që të pengojë hetimin, por nuk keni për t’ja dalë.
Me 76 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim është miratuar pasditen e sotme rezoluta anti-korrupsion e PS.
Kundër votuan Agron Shehaj dhe Dashnor Sula. Të gjithë deputetët e tjerë të opozitës nuk morën pjesë në votim./albeu.com