Skemat e mashtrimit, policia arreston 25-vjeçarin në Tiranë

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi dyshohet se ka përfituar nëpërmjet disa skemave të mashtrimit.

Sipas Policisë, ka qenë një hetim nga specialistët e sektorit të Krimit Ekonomik.

Pas hetimet në pranga ka rënë S. M., 25-vjeç.

I riu akuzohet për dy vepra penale, ‘’Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin S. M., 25-vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”.


Shtuar 20.05.2024 15:56