SKEMA/ “500 euro dhuratë!” Si drejtori me xhepat plot furnizonte të dënuarit, kamerat dhe skaneri jashtë loje

Është siguruar dosja e plotë të përgjimeve që goditën zyrtarët e paraburgimit të Elbasanit që bashkëpunonin me të dënuarit duke u futur brenda qelive drogë, alkool, por edhe sende të tjera të paligjshme kundrejt përfitimeve të shumta.

Në krye të skemës qëndron vetë shefi i paraburgimit të Elbasanit, Hysni Ndreu më pas vijnë kontrollorët dhe si ndërmjetës mes të paraburgosurve dhe drejtuesve shërbente pronari i lokalit ngjitur me institucionin e vuajtjes së dënimit në Bradashesh, Gentjan Gjata.

Pjesë nga dosja

Prokuroria thekson se nga përgjimi janë identifikuar numrat telefonikë 0672487795 i cili përdoret nga Gazment Meta i cili  është punonjës i paraburgimit në IEVP Elbasan, po kështu është identifikuar dhe numri telefonik 0699944987 i cili përdoret nga Kastriot Gjella që është babai i të paraburgosurit në IEVP Elbasan dhe i cili është identifikuar me emrin Mikel Gjella. Biseda dhe pazaret bëhen për të ndryshuar dhomën brenda brugut.

Datë 14.12.2021

686030841 Genti: Mirmengjes!

54500459: Mirmengjes!

686030841 Genti: Qa ban?

54500459: Qa ben?

686030841 Genti: Mire.

54500459: Qa ben ti?

686030841 Genti: Hiq, ja, rrime urte ketu.

54500459: Eeh! Degjo!

686030841 Genti: He!

54500459: Erdhi aiiiii, qe solli xhupin dje?

686030841 Genti: Sot e!?

54500459: Eh!

686030841 Genti: Sot s’di gje, pse?

54500459: Do vij tani ai, t’jap-e, po po vjen edhe Gazi, po t’sjell nja 200 euro qe tjajapesh atij pastaj.

686030841 Genti: Po mire, me merr mua mbas nja njezet minutash ti, qe te…

54500459: Se s’jan te mijat keto 200 euro, e kupton?

686030841 Genti: I do ai kto?

54500459: Eehh!

686030841 Genti: Po mire, n’rregull, dakord.

54500459: Mire? Edhe jepi dhe ate, xhupin qe do t’sjelli ai. Nje …

686030841 Genti: Tjeter?

54500459: E do te sjelli nje xhup.

686030841 Genti: Sot pra tjeter? mire:

54500459: Eh eh eh, e ke parasysh?

686030841 Genti: Perveg atij xhupit djeshem?

54500459: Po e pra eeh! e ke…

686030841 Genti: eeh dakord.

54500459: Po he se do e shofesh vet.

686030841 Genti: Mire se nuk jam aty une prandaj te thash per njezet minuta, gjysem ore. Mire dakord dakord.

54500459: Po mire pra mire, per njezet minuta, gjysem ore.

686030841 Genti: Mire hajde.

54500459: Mire? Hajd flasim me vone, gao.

686030841 Genti: Hajd gao.

Datë 15.12.2021

686030841 Genti: He se ta fika une se po flisja n’gik me Italine edhe… 54500459: Ehe!

686030841 Genti: Qa po ben? He?

54500459: Hig, mire, eeh se po vjen Gazi aty, jepja ate tonen Gazit.

686030841 Genti: Mire mire, mire
54500459: Mire? se per 5 minuta e ke aty.

686030841 Genti: N’rregull n’rregull.

54500459: Po s’qe vet, thuj nuses.

686030841 Genti: Mire, okej.

54500459: Mire, hajd.

686030841 Genti: Pa merak.

…7795 Gazi: Po Gent.

686030841 Genti: O Gaz! Je nis ti, jo? Je nis?

…7795 Gazi: Po po po, jam ktu une or burr, 100 metra larg.

686030841 Genti: Mire, degjo ketu:- Po nuk…

…7795 Gazi: He!

686030841 Genti: Po se ti po s’pati njerez do hysh e?

…7795 Gazi: Po.

686030841 Genti: Thuj nuses time te fusi ke i vasket, se ka nje vasket aty, te fusi tre ton peshku dhe goja njegik atij, mire?

…7795 Gazi: Mire mire, tre ton peshku e?

686030841 Genti: Eeh, thuj se e dine, he.

…7795 Gazi: Mire mire mire.

Ora 09 e 30 datë 15.12.2021

686030841 Genti: He me!

54500459: Qa bane?

686030841 Genti: Mire.

54500459: He, ku je tek puna?

686030841 Genti: Tani do shkoj.

54500459: Ehe!

686030841 Genti: Ka qene dite e rendume sot. He foie!

54500459: Ehe, e’o mire.

686030841 Genti: Gazi i pruni ato, i pruni Gazi?

54500459: Po po.

686030841 Genti: Ehh.

54500459: Eeh, ti nxorra dhe ato une, tasat.

686030841 Genti: E mire e bane, mire.

54500459: Eh, biles ja ta pyes se mos ka harru.

686030841 Genti: Aa jo mos e vrit mendjen po he, nuk humb gja aty.
54500459: Po mire mire, degjo!

686030841 Genti: He!

54500459: Kur ta takosh kte.

686030841 Genti: Po.

54500459: E pyete se mos ate te pardjeshmen ja ka dhene ndonje tjetri edhe…, a kupton? Po ashtu jepi…

686030841 Genti: S’ja ka guar njeriu jo, i thash dje un.

54500459: He!

686030841 Genti: S’ja ka guar njeriu.

54500459: Mire, mire, po ashtu jepi dhe ate tjetren edhe t’vij, mire?

686030841 Genti: Okej okej.

54500459: Hajde flasim me vone gao.

Datë 17.12.2021

686030841 Genti: Alo! …

4987: Alo.

686030841 Genti: Si kalove? …

4987: Mire.

686030841 Genti: Jam ai djali atje tek Elbasani, tek paraburgimi.

…4987: Po po po po.

686030841 Genti: He, foie me gunin?

…4987: Po kam foie, kam foie, m’duket se i ka len digka aty ai?

686030841 Genti: Po jo mo a foie me gunin per muhabetin qe folem bashke dje?

…4987: Po po, po pra.

686030841 Genti: Po mire pra, se ai tha 200. Ka foie vet me gunin ai.

…4987: Ka foie vet me gunin ai?

686030841 Genti: Po ka vajt sot ka takuar gunin, po te mori guni n’telefon hajde, 200 euro tha ai, mire?

…4987: Okej okej.

686030841 Genti: Hajd, ta goj atje ku ka dash guni, e ka foie vet, ka vajt e ka takuar sot.

…4987: Okej, okej.

Datë 27,12,2021

686030841 Genti: Poo, alo!

…699944987: Alo mirmbrema.

686030841 Genti: Mirembrema.

…699944987: Si kalove ti vella, mire?

686030841 Genti: Mire.

…699944987: Me fale se po t’bezdise e!?

686030841 Genti: Ehe!

…699944987: Jam ai djali, aty qe…

686030841 Genti: Mrome?

…699944987: Eehh! Hysa e kane marre ate djalin sot edhe e kane guar atje, n’biruc.

686030841 Genti: Per gin, per gin po thu?

…699944987: Per Mikelin.

686030841 Genti: Qar Mikeli?

…699944987: Mikel Gjella.

686030841 Genti: Aaaah! Po pse?

…699944987: Po nuk e di pra tashti!

686030841 Genti: Po mire pra tani asht vone, neser, te ashtu, te interesohem neser

Nga përgjimet, sipas prokurorisë rezulton se Gentjan Gjata komunikon nëpërmjet numrit të burgut (054500459) me të paraburgosurin Gentjan Mina në disa raste, nga këto komunikime rezulton se Gentjan Mino i thotë Gentjan Gjatës që të bisedojë me Hysniun i cili është punonjës i IEVP Elbasan me detyrë shef i sigurisë së këtij institucioni me qëllim futjen e sendeve të paligjshme në brendësi të institucionit për t’ia dërguar të paraburgosurit Gentjan Mino.Sipas prokurorisë nga përgjimet rezulton se nga i paraburgosuri Mikel Gjella i është kërkuar shefit të paraburgimit Hysni Ndreu që të ndryshoje dhomën dhe më pas në lidhje me këtë bisedë Kastriot Gjella, i ati i djalit, bisedon me Gentjan Gjatën. Nga përgjimi rezulton se babai i Mikelit, Kastrioti duhet të paguajë Hysniun 200 Euro me qëllim ndryshimin e dhomës së Mikelit për aty ku ai ka dëshirë të shkojë.

Nga këto komunikime rezulton se Hysni Ndreu i fut sende të kundraligjshme të cilët dyshohen se janë lëndë narkotike dhe pije alkoolike kundrejt pagesave në shuma të ndryshme Gentjan Mino. Me datë 22.01.2022 i paraburgosuri Gentjan Mino i cili përdor numrin telefonik të IEVP Elbasan komunikon me Gentjan Gjatën dhe i thotë “mere atë në telefon dhe thuaj të kalojë sonte se ka 500 Euro dhuratë”. Gentjan Gjata i thotë Gentjan Minos se po i shkruaj një herë se nuk do të flaës në telefon.

Me pas Gentjan Mino komunikon me Gentjan Gjatën dhe i thotë se i kam thënë Verit (Enver Kasnecit) që ti marrë Gazit (Gazmir Metës) 500 Euro dhe do ti sjellë dhe më pas ai t’ia japë Hysës (Hysni Ndreut). Nga përgjimet dhe vëzhgimet rezulton se Gazmir Meta takohet me Enver Kasnecin të cilit i jep 700 Euro dhe ky i fundit ia dërgon Gentjan Gjatës i cili ndodhet në lokalin e tij pranë IEVP Elbasan. Sipas prokurorisë rreth orës 17 të datës 22.01.2022 Gentjan Gjata takohet me Hysni Ndreun i cili vjen nga qyteti i Tiranës dhe më pas ky i fundit shkon në brëndësi të ambjenteve të IEVP Elbasan ku qëndron për pak kohe dhe del më pas duke u larguar në drejtim të qytetit të Tiranës.

Datë 03.12.2021

686030841 Genti: He!

54500459: Ngjo, jepi dhe vetem nji bidon uje atij.

686030841 Genti: E mire.

54500459: Per sot, mire?

686030841 Genti: Mire mire.

54500459: Dhe keshtu behen 400 fiks ato.

686030841 Genti: Po.
54500459: Mire?
686030841 Genti: N’rregull.

54500459: eeeh ke nga ai…

686030841 Genti: Nga ai pra nga ai.

54500459: Nga e Dylit e?

686030841 Genti: Ehh!

54500459: Okej, rrofsh, rrofsh.

686030841 Genti: Hajd. 54500459: Mire vella, hajd gao.

686030841 Genti: Ho me!
54500459: O adash.
686030841 Genti: He.

54500459: Degjo vllain, mos harrosh ti thush njegik dhe per atakun dhe per ilaget e Ardianit.

686030841 Genti: Ilaget e Ardianit?!

54500459: Eeh! Se i ka ne xhep ai qe dije.

686030841 Genti: Ah i ka me vete?

54500459: Eehh!
686030841 Genti: Mire.

54500459: Mire vella? edhe atakun e t’keqen vllai, mos harro.

686030841 Genti: Po e pra po, te thash or burr, po i kam thene 100 mij here per ate mut ataku.

54500459: Hehehehehe (qesh).

686030841 Genti: Mire.

Datë 06.12.2021

686030841 Genti: He!

54500459: He mo s’e fat jo jo.

686030841 Genti: Po shum zhurme pra, si duket fusin kshu he, fol fol.
54500459: Eehh, se fola une, se do vij tani ai, jepi ato, te mija dhe ate kostumin.

686030841 Genti: Dy ti jap? sa ti jap? apo pesdhigen?

54500459: Eeehh!

686030841 Genti: Sa ti jap or burr?

54500459: Eeeh, sa e more atje tek Dyli?

686030841 Genti: Po s’kam marre sot tek Dyli, nuk kam marre.

54500459: Eh po nga ato te Dylit o burr se nuk e ashtu dot kte o burr. 686030841 Genti: Eh! S’kam sot, s’kam. Po s’kam o burr se kam qene i ngarkum prandaj s’te kam ashtu.

54500459: Po s’ke ndonje tjeter, ndonje gje tjeter aty?

686030841 Genti: Po s’kam o pra tjeter, prandaj po te them. Hee?

54500459: Ehh sss.., ku di gjo un or burr un ga t’them? Qa t’them se s’ashu.

686030841 Genti: Po mire line per neser.

54500459: Eeh!?

686030841 Genti: Po line per neser, t’shkoj une anej neser t’marr.

54500459: Po-e m’dhimte koka sot, ky ktu pranej s’kisha marre jo. Se neser mos do t’vij dhe Gazi te japi ca leke aty.

686030841 Genti: Po mire pra mire.

54500459: Qe te mbyllesh ato po… po m’dhem koka sot prandaj.

686030841 Genti: Pe he qysh t’ja bej?

54500459: Eeeh!

686030841 Genti: Qa t bej?

54500459: Po ga do besh, jepi ndonji gje, ga t’shofesh ti, ku di gje une, ose ndonje gje tjeter.

686030841 Genti: Po miro.

54500459: Nqs ke ndonje gje tjeter, jepi ndonje gje tjeter.

686030841 Genti: Po ket eshte kumbull or burr?

54500459: Jo jo kshu…, shif ndonje gje tjeter kshu qe eshte ngjyra e saj. 686030841 Genti: eeh! e mire.

54500459: A’e kupton?

686030841 Genti: E kuptoj.

54500459: Mire 686030841 Genti: Mire hajd.

Datë12.01.2022

686030841 Genti: He me ?
54500459 Genti: He vella?

686030841 Genti: He po vjen. 54500459 Genti: Erdhi Tani?

686030841 Genti: Po vjen ai i morri e burre.

54500459 Genti: He, he po vjen ai?

686030841 Genti: Po.

54500459 Genti: Ok.Mbarove pune me Tanin ?

686030841 Genti: Po.

54500459 Genti: Tani me gjej Gazin.

686030841 Genti: Gjeje vete.

54500459 Genti: Ne qofte se nuk e kap dot ne telefon ik atje poshte shtepise, po te marr une per 1 ore a per 2 ore ku, kur ke kohe ti me thuj qe te coj ate te lokalit ta therasi ne shpi.

686030841 Genti: Ore.

54500459 Genti: Po hee o bure qe te mbyllim llogarite se me cmendet tani se po me fut ne siklet dhe mu.

686030841 Genti: Ne rregull mbaro keto njehere sot edhe .

54500459 Genti: Po he per kete po te them kur do ikesh me thuj orarin

Datë 09.12.2021

686030841 Genti: O komandanti madh.

…6455: He mo?(Hysni Ndreu)

686030841 Genti: Po jo mo, t’mora para se te vije po ti erdhe. …
6455: Hajd.

Datë 15.12.2021

686030841 Genti: Gent he ore!
54500459: Qa bone?
686030841 Genti: Mire.

54500459: Ku je tek puna?

686030841 Genti: Po.

54500459: Eeh se me, ka mundsi nga ora nji kshu, nji – nji e gjys mos vjen te takoj n’gik nje shoku im, mire?

686030841 Genti: Ta shikoj, po po qe si kto te djeshmit jo, po qe kshu, mire. 54500459: Qysh?

686030841 Genti: Si ato te djeshmit mos vij fare.

54500459: Jo jo, jo.

686030841 Genti: Mire, n’rregull.

54500459: Jo jo jo.

686030841 Genti: Mire, n’dakord.
54500459: Mire?

686030841 Genti: Ai ka ike dhe do vij n’pik me vone ke ty, mire?

54500459: Eeh ka ik fare ai?

686030841 Genti: Jo jo do kthehet, ka ike deri ne nje vend ai, ka nje takim. 54500459: Ehhe!

Datë 16.12.2021

686030841 Genti: Alo!

54500459: He mo adash!

686030841 Genti: He mo qa ben?

54500459: Hiq, mire, qa ban ti?

686030841 Genti: Ka ardh ai, apo jo?

54500459: Ja ah!

686030841 Genti: Eeh nuk kadal?

54500459: Ehe!

686030841 Genti: Se do kthe…, se une po iki t’marre n’qik gocen, do kthehem shpejt, po…, do i them une o burr, q’ke, mo e vrit mendjen. Po ashtu mire, po ashtu do i them ik mo…, Met Markut do i them, hajd.

54500459: Mire, hajd.

686030841 Genti: Po do e mbaroj kete muhabet, them qe po.

54500459: Eeeh!

686030841 Genti: Po them qe do ta mbaroj se z’ben or burr, po i ka hy n’qik, ta thash une ty, i ka hyre n’qik ajo atij.

Datë 17.12.2021

686030841 Genti: He me!

54500459: He me.

686030841 Genti: Po i thash o burr i thash, e di une e di une. I gerek ore ketu, aty jashte ka dale, nuk ha hyre brenda, ka dale aty hjashte, rri aty jashte.

54500459: Qysh e di une e di une, e po do vij s’do vij, s’te thoshte dot ty ai?
686030841 Genti: Pe e pra, prandaj po te them une or burr. Qin run kto dite? Qa run or burr!

54500459: Qysh-e?

686030841 Genti: Pa shif, se kush ka frik or burr, varet kush eshte aty. 54500459: Q’ne pse, po dije ga lidhje kishe?

686030841 Genti: Edhe dije or burr, a di si i ka guar dje apo jo ore?! I kane hap kokoren e te gjitha, hajde…

54500459: Po mire o mire po pyte kto dite te pakten, po jo se…

686030841 Genti: Po ka hy, ka hy, rri jasht ala.

54500459: Po e presim kshu…

686030841 Genti: Ka hyr a n’rruget, po ben xhirro, jo ktu, atje brenda rrethimit.

54500459: Po mire pra mire, ta bi t’pakten.

686030841 Genti: Po t’shohim a do hy pas k’tyre a t’shatu…, ta pyes edhe nje here pra se, ga, njezet here i kam thene.

54500459: Po e pra pyete po jo thui se po presin gunat thoj.

686030841 Genti: Mire.

54500459: Jam me ate shokun e dhomes.

686030841 Genti: Mire.

54500459: A degjon?

686030841 Genti: Po pra.

54500459: Ta di, po t’marr per ja gerek ore, hajd.

686030841 Genti: Per gerek ore s’eshte duke dale ai se tani hyni.

54500459: Aah hyni mrena?

686030841 Genti: Eeh!

54500459: Po ku, ai po doli del ne tre tashti.

686030841 Genti: Prandaj po te them une ishalla po vjen tani. Po pat n’dgju i gik ate llafen, po se pat dgju…

54500459: T’kuptoj, mire pra mire hajd.

686030841 Genti: Hajd.

Datë 17.12.2021 ora 13

686030841 Genti: Alo.

54500459: He.

686030841 Genti: Tani u nis per andej ai. Tani doli,

54500459: He po vjen?

686030841 Genti: Pio, tani u nis.

54500459: Foie?

686030841 Genti: Po fola o pra fola.

54500459: He par tha?

686030841 Genti: Po, do iki tha, do shkoj. Vetem po ta bej si dje! Qe tha do shkoj do shkoj edhe…

54500459: Po ate ja ke dhen ti apo jo leket?

686030841 Genti: Po ja kam dhene o vlla, qy te marten o burr, qyt t’hene te marte fare, nuk e mbaj mend o te henen o te marten.

54500459: eeh po mire, mire.

686030841 Genti: Hajd.

54500459: Mire pra hajd, mbas ores kater do t’marr dhe Gazi ne telefon.

Datë 18.12.2021 ora 11 e 27

…6455 : Urdhero!(Hysni Ndreu)

686030841 Genti: E po m’ka marre malli o burr.
…6455 : Ja dolem.

Datë 18.12.2021 ora 11e 49

686030841 Genti: He me!

…6455: Po pse merr ne telefon o zoteri? Ku jeni zoteri?(Hysni Ndreu)

686030841 Genti: Po duku pra aty, pse marre ne telefon? Duku aty?! …
6455: Po ktu tek lokali jot jam une o vlla s’je ktu ti?

686030841 Genti: He mbaro pune! Mbaro pune.

…6455: Ore tek lokali jot jam!

Datë 25.12.2021 ora 09 e 36

…1452 Leta: He Genti!

686030841 Genti: Ka ardh ai Hysa moj?

…1452 Leta: Joah!

686030841 Genti: S ka ardhe?

…1452 Leta: Hhek!

686030841 Genti: Mire po erdhi jepi nje bidon nga ajo raki t’Gent Minos aty, Gent Faqes edhe vini noj kshu, noji njitse, ndonje etiket, ndonje ngjitese kshu.
…1452 Leta: Mire.

686030841 Genti: Po jepi 50 euro, po erdhi po s’erdhi hec…

…1452 Leta: Mire hajd.

686030841 Genti: Kshu thuj tha Genti.

…1452 Leta: Mire. —

Datë 25.12.2021 ora 10 e 16

686030841 Genti: He me!

54500459: He me foie?

686030841 Genti: Nuk …,po po fola, nuk ka ardhe, po po erdhi e lashe porosi une.

54500459: Mire, mire, mire vella.

686030841 Genti: Mire?

54500459: Mire vella, hajd Cao.

Por si bëhej futja e drogës dhe alkoolit brenda burgut përmes drejtorit

Hetimet e prokurorisë

Po sipas prokurorisë nga kqyerja e procesverbalit të kamerave të instaluara në ambjentete e brëndëshme të IEVP Elbasan rezulton se re shefi i policisë Hysni Ndreu i cili hyn ne dhomën e observimit. Në orën 10:08:39 vihet re i paraburgosuri Gentian Mino i cili hyn në dhomen e observimit në takim me shefin e policisë Hysni Ndreu. Takimi zgjat rreth 3 minuta dhe më pas i paraburgsuri Gentian Mino del nga dhoma e observimit me duar në xhepa dhe drejtohet për në Godinën B.

Në pamjet filmike të kamerës së sigurisë me emërtim 111-G5K1 në datë 22.11.2021 në orën 10:18:42 në sallën e informacionit vihet re shefi i policisë Hysni Ndreu i cili heq xhupin e tij, dhe në xhepin e djathtë vihet re një send i cili rëndon xhepin. Më pas Shefi i policisë i jep xhupin kontrollorit Elvis Gjoci, ku ky i undit nuk e kontrollon por e mban në doren e majtë derisa shefi i policisë kalon në tunelin e skanerit. Pasi kalon skanerin kontrollori Elvis Gjoci i ushtron një kontroll formal për 2 sekonda me detektorin e dorës i cili më pas hyn në rëgjimin e rëndshëm.

Në pamjet filmike të kamerës së sigurisë me emërtim 111-G5K1 në datë 23.11.2021 në orën 10:21:59 në sallën e informacionit vihet re shefi i policisë Hysni Ndreu i cili heq xhupin e tij, dhe në xhepin e djathtë vihet re një send i cili rëndon xhepin. Xhupin e kalon nëpërmjet skanerit dhe e merr kontrollori Elvis Gjoci i cili nuk i ushtron kontroll.

Në pamjet filmike te kamerës së sigurisë me emertim 114-G5K1 në datë 23.11.2021 në orën 10:22:10 shefi

Në pamjet filmike të kamerës së sigurisë me emërtim 37-G2K1 që mbulojne tunëlin e observimit në IEVP Elbasan në datë 23.11.2021 në orën 10:23:24 vihet re shefi i policisë Hysni Ndreu i cili hyn në dhomen e observimit ambjent i cili nuk mbulohet nga kamerat e sigurisë.

Në pamjet filmike të kamerës së sigurisë me emërtim 37-G2K1 që mbulojne tunëlin e observimit në IEVP Elbasan në datë 20.11.2021 në orën 10:26:42 vihet re i paraburgosuri xxxx hyn në dhomën e observimit për të takuar shefin e policise Hysni Ndreu. Takimi zgjat 1 minutë dhe me pas i paraburgosuri Rigers Miha del nga doma observimit me duart në xhepa dhe drejtohet për ne dhomen e tij. Pasi mbaron takimin, shefi i policisë del nga regjimi i brëndshëm.

Në pamjet filmike të kamerës së sigurisë me emërtim 111-G5K1 në datë 24.11.2021 në orën 10:10:50 në sallën e informacionit vihet re shefi i policisë Hysni Ndreu i cili heq xhupin e tij dhe në xhepin e majtë vihet re një send i cili e rendon xhepin. Më pas ia jep kontrollorit Elvis Gjoci, ky i fundit nuk i ushtron kontroll.

Në pamjet filmike të kamerës së sigurisë me emërtim 37-G2K1 që mbulojne tunëlin e observimit në IEVP Elbasan në datë 24.11.2021 në orën 10:12:16 vihet re shefi i policisë Hysni Ndreu i cili hyn në dhomen e observimit ambjent i cili nuk mbulohet nga kamerat e sigurisë.

Në pamjet filmike të kamerës së sigurisë me emërtim 37-G2K1 që mbulojne tunëlin e observimit në IEVP Elbasan në datë 24.11.2021 në orën 10:14:31 vihet re i paraburgosuri Rigers Miha i cili hyn në dhomën e observimit në takim me shefin e policisë Hysni Ndreu

Në pamjet filmike të kamerës së sigurisë me emërtim 37-G2K1 që mbulojne tunëlin e observimit në IEVP Elbasan në datë 24.11.2021 në orën 10:17:00 vihet re i paraburgosuri Rigers Miha del nga dhoma observimit pasi mbaron takimin me shefin e policisë .Takimi zgjati rreth 2 minuta

Në pamjet filmike të kamerës së sigurisë me emërtim 37-G2K1 që mbulojne tunëlin e observimit në IEVP Elbasan në datë 24.11.2021 në orën 10:35:34 vihet re i paraburgosuri Enea Qosja i cili hyn në dhomen e

Në pamjet filmike të kamerës së sigurisë me emërtim 37-G2K1 që mbulojne tunelin e observimit në IEVP Elbasan në datë 24.11.2021 në orën 10:37:03 vihet re i paraburgosuri Enea Qosja del nga dhoma observimit ku beri takimin me shefin e policisë Hysni Ndreu. Takimi zgjati rreth 2 minuta.

Në pamjet filmike të kamerës së sigurisë me emërtim 111-G5K1 në datë 24.11.2021 në orën 10:44:12 në sallën e informacionit vihet re shefi i policisë Hysni Ndreu i cili del nga regjimi i brëndshëm.

Në pamjet filmike të kamerës së sigurisë me emërtim 111-G5K1 në datë 25.11.2021 në orën 09:35:38 në sallën e informacionit vihet re shefi i policisë Hysni Ndreu i cili në dorën e majtë mban një shishë të mbushur. Në pamjet filmike te kamerës së sigurisë me emertim 114-G5K1 në datë 25.11.2021 në orën 09:35:41 shefi i policisë Hysni Ndreu kalon në tunelin e skanerit dhe në dorën e majtë mban një shishe të mbushur që nga pamja duket e kaltër. Nuk i ushtrohet kontroll nga kontrollori Elvis Gjoci.

Në pamjet filmike të kamerës së sigurisë me emërtim 111-G5K1 në datë 26.11.2021 në orën 11:26:39 në sallën e informacionit vihet re shefi i policisë Hysni Ndreu i cili heq xhupin dhe ja jep kontrollorit Elvis Gjoci, ku ky i fundit nuk e kontrollon.

Në pamjet filmike te kamerës së sigurisë me emertim 114-G5K1 në datë 26.11.2021 në orën 11:26:52 shefi i policisë Hysni Ndreu kalon në tunelin e skanerit duke mbajtur duart në xhepa.Kontrollori Elvis Gjoci nuk i ushtron kontroll.

Nga veprimet e kryera në lidhje me këtë procedim penal konkludohet se ka dyshime te arsyesheshme të bazuara në prova se personat në hetim Hysni Ndreu ka konsumuar në të gjitha elementet e tyre veprat penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal ,“Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” të parashikuar nga neni 324/a paragrafi i dytë i K.Penal, personi në hetim Gazmir Meta ka konsumuar elementete e veprave penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K.Penal.”Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj punonjëse që ushtrojnë funksione publike” në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1 e 25 i K.Penal dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” të parashikuar nga neni 324/a paragrafi i dytë i K.Penal, personat në hetim Gentjan Gjata, Luljeta Gjata, Fatmira Sula, Enver Kasneci, Dardan Xhahysa Rigers Miha dhe Kastriot Gjella kanë konsumuar elementet e veprës penale të Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike në bashkëpunim parashikuar nga neni 245/1 e 25 i K.Penal ndërsa shtetasit nën hetim Gentjan Mino ka konsumuar veprën penale të Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike parashikuar nga neni 244 i K.Penal dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” të parashikuar nga neni 324/a paragrafi i dytë i K.Penal personat në hetim Mikel Gjella, Klevis Deliaj, Genci Xhahysa dhe Ervin Velia, kanë konsumuar elemnetet e veprës penale të Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike parashikuar nga neni 244 i K.Penal, personi nën hetim Elvis Gjoci ka konsumuar veprën epnale të Shpërdorimit të detyrës parashikuar nga nenei 248 i K.Penal.


Shtuar 3.02.2022 12:15