Diten e sotme, pas mbledhjes së qeverisë ministristrja e Shëndetësisë Albana Koçiu, ka deklaruar sot se ka nisur hetim administrativ në lidhje me skandalin tek Onkologjiku.
“Korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interesit të qytetarëve dhe kujtdo që i shkon mendja të kryejë vendime të turpshme. Ka nisur hetim administrativ pavarësisht hetimit të prokurorisë”, tha ajo.
Gjithashtu, ministrja i konsideroi të turpshme veprimet e bluzave të bardha të përshirë në këtë skandal, teksa theksoi se “korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interes publikut dhe kujtdo që i shkon mendja të bëjë veprime të tilla”.
Ajo theksoi se është e patolerueshme që mjekët, të cilët duhet të jenë figura më e lartë që duhet ti shërbejë njerëzve, t’i trajtojë ata si një mall në tregun e shumicës.
Mes të tjerash, ajo theksoi se do të iniciohen ndryshimet ligjore për urdhrin e mjekut për të vendosur sanksione “që ndëshkojnë këto që trajtojnë jetën e njerëzve si mall shumice në tregun e lirë”.
“Dua ta theksoj të qartë që korrupsioni është vija e kuqe ndarëse mes interes publikut dhe kujtdo që i shkon mendja të bëjë veprime të tilla të turpshme, të cilat nuk i përkasin figurës së mjekut dhe infermierit. Kemi nisur një hetim administrativ, krahas hetimit të Prokurorisë që e inkurajoj ti shkojë deri në fund dhe të ndëshkojë në mënyrë shembullore të gjithë ata që kanë kryer procedura që cenojnë figurën e mjekut e infermierit.
Hetimi administrativ që kemi nisur së bashku me struktura të brendshme të audit dh antikorrupsioni do të trajtojë shumë aspekte, çështje të organizimit.
Është e patolerueshme që mjeku figura më e lartë që duhet ti shërbejë njerëzit t’i trajtojë ata si një mall në tregun e shumicë, për këtë fakt do të duam që të sjellim në një dimension tjetër të ushtrimit të detyrës mjekut e infermierit dhe pikërisht për këtë do të iniciojmë ndryshimet e nevojshëm ligjore që do tia dërgojmë kuvendit, për të bërë amendime në ligjin për urdhrin e mjekut për të vendosur sanksione që ndëshkojnë këto që trajtojnë jetën e njerëzve si mall shumice në tregun e lirë“,- tha Koçiu.