Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski gjatë pyetjeve të deputetëve në Kuvend tha se Qeveria ka marrë të gjitha masat ndaj skandalit në Klinikën
“Zhan Mitrev”, respektivisht për dokumentarin “Gjaku i Pistë” që u publikua nga IRL.
Kovaçevski tha se nëse konstatohen parregullsi nga institucionet kompetente, ndaj klinikës do të merren masa komfor ligjit.
“Janë formuar të gjitha komisionet e profesionistëve që do të duhet ta shqyrtojnë rastin në detaje. Të gjitha inspektoratet marrin masa në përputhje me kompetencat e tyre ligjore. Ministri i Shëndetësisë, në përputhje me të gjitha të dhënat që merr, do të duhet të informojë qeverinë. Nëse në bazë të konstatimeve të komisioneve, inspektimeve dhe të dhënave nga institucionet e tjera të përfshira, merren informacione që aludojnë për parregullsi të caktuara, atëherë është normale që ato të përpunohen në përputhje me rregulloret ligjore në vend”, deklaroi Kovaçevski.