A e sponsorizoi shteti skandalin e spitalit “Zhan Mitrev” me hemofiltrimin? Për 5 vite i transferoi 46.5 milionë dollarë

Rasti me eksperimentimet në spitalin privat “Zhan Mitrev” në Shkup vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së opinionit në Maqedoninë e Veriut.

Reflektor zbulon se spitali, i cili nuk respektoi dhjetëra rregullore ligjore në një periudhë 5 vjeçare, ka marrë nga shteti 46.5 milionë euro të pabesueshme.

“Shëndetësia e shtrenjtë, jeta e lirë”: nga viti 2017 deri në korrik 2022, Spitali klinik Zhan Mitrev ka marrë gjithsej 46.5 milionë euro nga shteti, zbulon Reflektor.

Informacioni e para të Ministrisë së Shëndetësisë flasin se  nuk është ndjekur procedura për testin klinik të hemofiltrimit si metodë e trajtimit të COVID-19.

Mbikëqyrja e jashtëzakonshme inspektuese nga kjo ministri duhet të japë përgjigje se çfarë po ndodh në klinikën “Zhan Mitrev” dhe nëse institucionet për kontrollin e punës së spitalit kanë dështuar plotësisht.

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, ka ngarkuar Inspektoratin Shtetëror Sanitar Shëndetësor (DSZI), Agjencinë për Barna MALMED, që deri të mërkurën të dorëzojë raportet përfundimtare pasi të kenë përfunduar inspektimet e jashtëzakonshme në Spitalin klinik “Zhan Mitrev”.

Gjithashtu, Oda e Mjekëve është përgjegjëse për kryerjen e mbikëqyrjes së ekspertëve të trajtimit të pacientëve me Covid në këtë spital./ina