Një tërmet i vërtetë po përgatitet të tronditë futbollin belg.
Prokurori federal, në fakt, njoftoi sot se synon të referojë 56 persona dhe një kompani tregtare pas një hetimi një mujor për të hedhur dritë mbi një rast të madh mashtrimi që përfshin kompanitë më të mëdha.
Kjo është një aktakuzë “provizore”, e cila ende mund të kundërshtohet nga vetë avokatët e kompanisë.
Gjyqi për këtë hetim të njohur si “Operacioni Zero” apo “Footballgate” pritet të zhvillohet këtë vit. Objektivi janë agjentët, gjyqtarët, lojtarët, menaxherët e klubeve të Pro Ligës (divizioni i parë belg); disa dhjetëra persona ishin përfshirë tashmë në vjeshtën e vitit 2018, kur shpërtheu skandali marrë nga TuttoMeractoWeb.
Në këto 3 vite janë shtuar emra të tjerë falë edhe bashkëpunimit të agjentit Dejan Veljkovic , të “penduarit” të çështjes, i cili mori një dënim me kusht.
Hetimi, gjatë gjithë kësaj kohe, është fokusuar kryesisht në transferime, paga dhe komisione për agjentët e lojtarëve, me vepra që variojnë nga përvetësimi deri te mashtrimi tatimor dhe pastrimi i parave. Disa të dyshuar gjithashtu do të duhet të përgjigjen për përfshirjen e tyre në të paktën dy trukime ndeshjesh.
Sipas mediave belge, agjenti i futbollistëve Mogi Bayat dhe të paktën katër trajnerë përballen me burg.
Club Bruge, Genk, Anderlecht, Charleroi, Standard Liege, Mechelen, Lokeren janë disa nga klubet e përmendura në këtë dosje.
Përveç të dyshuarve, edhe 200 persona të tjerë dyshohet se kanë marrë para gjatë transaksioneve të padeklaruara dhe u është kërkuar rregullimi i situatës në tatim. /albeu.com/