Skandali i “Pandora Papers” i zbuluar nga një rrjet gazetarësh investigativë ka tronditur liderët botërorë. Mes 336 politikanëve është edhe një nga Shqipëria, sipas linkut të faqes që ka publikuar të dhënat.
Por ende nuk dihet se cili është emri i politikanit shqiptar që ka fshehur pasuritë në offshore duke investuar përmes parajsave fiskale. Në “skanerin” e investigimit janë të dhënat e 27 mijë kompanive, 13 prej të cilave në Shqipëri.
Konsorciumi ndërkombëtar i gazetarëve investigativë (ICIJ) dhe një grup prej 150 mediash zbuluan, se 336 zyrtarë publikë në të gjithë botën kanë lidhje me llogaritë offshore.
Njerëzit e fuqishëm me pushtet fshehin asete në kompani dhe truste të fshehta ndërkohë që qeveritë e tyre përkatëse bëjnë pak për të ndaluar qarkullimin global të parave ilegale.
Në listën e politikanëve që janë zbuluar deri tani janë Vladimir Putin, Tony Blair, etj./Abcnews.al