Skandali i shpërndarjes së ushqimeve në Berat, Meta: Ngrehuni dhe bjeruni (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta ka bërë thirrje të fortë qytetarvë që të mos tolerojnë raste si ai i sotmi në qytetin e Beratit, ku Tomorr Alizoti denoncoi shpërndarjen e pakove me ushqime në emër të PS në kuadër të fushatës së PS.

Meta i thotë bravo qytetarëve të Berat dhe i bën thirrje qytetarëve me vargjet e famshme ccohuni dhe bjerini, korini dhe shtypini.

Postimi i plotë:

Bravo qytetarëve të Beratit!

Gjejini! Izolojini! Mos i toleroni!

Nuk ka patronazhist, fuks dhe bandit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill!

“…Ngrehuni dhe bjeruni,

korini dhe shtypini,

katundar e punëtorë,

që nga Shkodra gjer në Vlorë!”

Me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit!


Shtuar 19.04.2021 23:05