Skandal seksual në burgun e Belgjikës, orgjitë e stafit dhe festat në xhakuzi, cili ishte roli i “P”

Një skandal seksual në burgun Lantin, burgu më i madh në vend, po shkakton tronditje në Belgjikë.

Sipas mediave belge, në skandal janë përfshirë zyrtarë të burgut, burra dhe gra që kanë marrë pjesë në mbledhjet e grupeve brenda dhe jashtë burgut. Po ashtu, faqja sudinfo bën të ditur se në mesin e emrave të lidhur me rastin është edhe ai i një këshilltari komunal 30-vjeçar.

Veçanërisht flitet për gjithsej dhjetë punonjës, mes të cilëve tre gra, të cilat kur organizonin takime jashtë burgut, zgjodhën shtëpinë e njërit prej pjesëmarrësve, me arsyetimin se kishte një xhakuzi të madh, shkruan protothema,gr. 

Individi, i njohur vetëm me shkronjën fillestare ‘P’, organizoi festa seksi në shtëpinë e tij, ku të ftuarit zgjidhnin rastësisht byzylykë me ngjyra për të përcaktuar se kush do të bënte seks me kë.

‘P’, sipas Brussels Times, kishte kryer marrëdhënie seksuale edhe me një të burgosur, një akt që ishte vënë re dhe për të cilin ai ishte përjashtuar.

Nimfomania “S” me vëllain e të burgosurit

Oficerët e përfshirë duket se nuk kanë mundur të mbajnë oreksin as gjatë orarit të punës. Sipas një raporti të Sudinfo, një zyrtar i rangut të lartë i jepte hua zyrën e tij një gruaje “nimfomane” të cilësuar si “P” në mënyrë që ajo të mund të bënte seks me njerëz të tjerë.

“Nga ora 06:00 ajo e bëri të qartë se nëse nuk do të bënte seks, nuk do të ishte në gjendje të punonte”, tha një burim për mediat lokale.

Madje personi në fjalë ka raportuar se punësimi i ‘S’ kishte bërë bujë në mesin e stafit, pasi gruaja kishte një vëlla i cili ishte i burgosur në të njëjtin burg.

“Ka pasur shumë diskutime sepse nuk e kuptuam se si mund të ishte punësuar në Lantin, pasi vëllai i saj vuante dënimin në atë burg për vrasjen e një homoseksuali”, thotë burimi.

“Rekrutimi i saj ra si rrufe. Ajo u kthye nga vizitore në burg, në një punonjëse burgu brenda natës”.

Një hetim i brendshëm për rastin është në vazhdim./albeu.com


Shtuar 15.11.2023 10:01