Protesta e djeshme kundër rritjes së çmimeve nuk pati pjesëmarrje si në protestat e para, ndaj edhe u shua pa lënë gjurmë.
Duket se pushteti po përdor të gjitha mekanizmat që të tilla protesta të shuhen shpejt, ose ende pa u nisur.
Provokativ dhe tepër acarues ka qenë veprimi i një gruaje që dëboi nga protesta nënë Lizën, e bërë ikonë e protestive të 5 Majit tashmë.
Një veprim që ka irrituar pa masë shqiptarët e ndershëm, por edhe ka ngritur pikëpyetje mbi vetë organizatorët e protesave që po vdesin me interferime të tilla.
Po cila ishte gruaja, që shtyu nënë Lizën dhe e largoi nga mikrofoni, duke i thënë se “nuk jemi për shtëpinë tëndë të prishur këtu”?
Gazetarja e emisionit STOP, Domenika Bajraktari ka zbuluar se gruaja në fjalë quhet Drita Arapi dhe i ka të dy djemtë të punësuar në Bashkinë e Tiranës:
“Kjo në foto është DRITA ARAPI me adresë në Facebook Drita Fjoli.
Kjo trimja që shtyn Nënë Lizën është nëna e dy fëmijëve që punojnë te Bashkia e Tiranës, njëri të zyra e aktiviteteve të bashkisë dhe tjetri në Policinë Bashkiake.
Pra qartazi zonja nuk ka qenë si protestuese për kauzën e rritjes së çmimeve dhe krizën që po kalon çdo familje shqiptare.
Drita ka qenë në protestë për ta prishur atë dhe për të DHUNUAR NENE LIZEN.
Meqenëse Drita do të veprojë kështu, atëherë e ftoj me edukatë të më shkruajë dhe të takohem me të nga afër, që të diskutojmë se çfarë e shqetëson. Sepse kush prek Nënë Lizën, ka prekur dhe gjyshen time…”